Rrëshqitje vdekjeprurëse e dheut përfshinë autostradën

Të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga një rrëshqitje dheu në një autostradë në Brazilin jugor.
Një përrua balte ra në autostradën BR-376 në shtetin e Paraná, duke goditur të paktën 16 automjete, thanë autoritetet.
Punonjësit e shpëtimit në vendngjarje thanë se moti i keq dhe lokacioni i largët po ndërlikonin përpjekjet e kërkimit.
Autoritetet lokale thanë në një konferencë për shtyp se 30 deri në 50 persona mund të rezultojnë të zhdukur.
Shërbimet e urgjencës kanë lokalizuar gjashtë të mbijetuar, përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit bregdetar të Guaratuba, Roberto Justus.
Në një video të postuar në mediat sociale, Justus tha se ishte “i gjallë me hirin e Zotit”, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
“Ishte e tmerrshme”, tha ai.
Pamjet ajrore të publikuara nga shërbimet e urgjencës tregojnë dëmet e shkaktuara nga rrëshqitja e dheut mbrëmjen e së hënës, e cila mori me vete një pjesë të autostradës dhe automjetet në të.
Ka shqetësime se mund të ketë rrëshqitje të mëtejshme dheu me shërbimin kombëtar të motit INMET që lëshon paralajmërime për shi të dendur për shumë shtete në Brazil./21Media

Back to top button