Rrësqasin gurët e Kalasë së Lezhës, banorët ndihen të rrezikuar

Me reshjet e shiut edhe rrëshqitja e gurëve nga Kalaja e Lezhës është rikthyer.
Banorët e kësaj zone thonë se ky  fenomen ka nisur 4 vite më parë por institucionet nuk kanë marrë masa parandaluese.
Banorët situatën e krijuar e cilësojnë të rrezikshme dhe fajësojnë institucionet se nuk kanë marrë asnjë masë.
“Janë shembur para 4 vjetësh dhe nuk i ka prekur askush. Është problem”, thonë ata.
Krahas rrezikut për zonën e banuar, rrëshqitja e gurëve antik është një dëm i madh dhe për historinë e Lezhës./oranews

Back to top button