“Rreth 1 mijë mësimdhënës janë tepricë në sistemin e arsimit”

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci sonte në RTV21 deklaroi se me formulën aktuale të financimit ndoshta rreth 1 mijë mësimdhënës janë tepricë në sistemin e arsimit.
Ai në “Argument Pluas” u shpreh se ekzistojnë klasë me numër të vogël të nxënësve, me qëllimin që të mos largohen mësimdhënës nga puna.
“Tani kur bëhet një rritje e pagave, nëse bëhet për një numër më të vogël, nuk është mirë të bëhet me koston e largimit të dikujt nga puna”, tha ndër të tjera Pupovci.

Ndërsa, i pyetur se a duhet që të ketë testim të performancës së mësimdhënësve, Pupovci deklaroi se duhet të rishikohet dhe funksionalizohet sistemi aktual i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, sepse sipas tij, ky sistem nuk ka funksionuar si duhet./21Media

Back to top button