Rreth 17 mijë lehona përfituan nga 170 euro deri tani
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se rreth 16 mijë e 700 lehona në Kosovë kanë përfituar deri tani nga 170 euro në muaj në kuadër të shtesave për këtë kategori.
Kjo skemë ka nisur së zbatuari nga gushti i vitit 2021.
Ai këto deklarata i ka bërë gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Murati po ashtu ka thënë se deri tani shtesat për fëmijë i kanë përfituar deri më tani 152 mijë e 500 fëmijë. Sipas skemës fëmijët deri në 2 vjeç përfitojnë nga 20 euro në muaj, ndërkaq ata mbi 2 vjeç i përfitojnë nga 10 euro në muaj./21Media