Kaloni te përmbajtja kryesore

Rreth 17 milionë kafshë digjen në Brazil

Mes zymtësisë së vitit 2020, shkencëtarët në Brazil përmes një studimi kanë bërë të ditur se rreth 17 milionë kafshë u dogjen.
Zjarret midis janarit dhe nëntorit, kanë shkatërruar 30% të ligatinave më të mëdha tropikale në botë.
Shkencëtarët vlerësojnë se deri në 17 milionë vertebrorë – përfshirë zvarranikët, zogjtë dhe primatët – kanë ngordhur.
Mariana Napolitano Ferreira, drejtuese e shkencës në WWF-Brazil tha se kishte 22,000 zjarre të regjistruara gjatë atij viti.
Ky hulumtim i ri thekson, thonë studiuesit, rëndësinë e parandalimit të fatkeqësive të tilla në të ardhmen./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button