Rreth 20 mijë raste me COVID-19 aktive në Kosovë
Rastet e reja me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë kanë shënuar një rënie të lehtë, por shqetësues mbetet numri i lartë i vdekjeve.
Vetëm gjatë ditës së premte 30 persona humben betejën me këtë virus. Sipas raportit, 17 nga viktimat ishin të gjinisë femrore dhe 13 të gjinisë mashkullore.
Ndërsa numri i rasteve aktive në nivel vendi është rreth 20 mijë.
“Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314. Në total numri i rasteve aktive është 19.923”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 mijë e 646 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995 mijë e 930 doza të vaksinës.
Deri më sot 347 mijë e 344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media