Rreth 20,000 të huaj aplikojnë për të luftuar për Ukrainën

Derisarefugjatët po largohen nga Ukraina, gati 20,000 qytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar atje për të luftuar, sipas ministrit të jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba të cituar në mediat lokale.

Kjo vjen pasi qeveria ukrainase hapi një faqe interneti për aplikime dje, transemton rtv21.tv

Duke folur në një konferencë për media, Kuleba thuhet se tha deri më tani kanë aplikuar vullnetarë nga 52 vende për t’u bashkuar me luftimet.

Ai shtoi se nuk do të specifikonte saktësisht se nga cilat vende kishin ardhur aplikimet./21Media

Back to top button