Rreth 21 mijë familje me asistencë sociale do të subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse

Rreth 21 mijë familje me total rreth 81 mijë anëtarë përfitues do të subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse, kështu ka njoftuar Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Murati ka bërë të ditur se për Masën 1.2 janë ndarë 5 milionë euro, ndërsa këto para janë pjesë e pakos mbështetëse të BE-së prej 75 milionë euro për energji që i ka bërë Kosovës.
Sipas Muratit 120 euro do të ndahen për familje, e më pas edhe nga 30 euro për secilin anëtar të familjes.
“Departamenti për Punë Sociale bën përllogaritjen, përllogaritja bëhet në formë që për secilën familje, si familje, përfitimi është 120 euro që është ekuivalent me dy metër kub, ndërsa po ashtu për çdo anëtar do të ndahen nga 30 euro shtesë. Që i bie për një familje katëranëtarëshe përfitimi total është 240 euro. Subvencionimi shkon direkt në llogarinë bankare të familjes”, ka thënë Murati gjatë prezantimit të masës.
Murati ka shtuar se masë është e njëhershme dhe në total vlera është 5 milionë euro. Po ashtu ka bërë të ditur se ka nevojë për aplikim, pasi përllogaritjet janë bërë nga Departamenti për Punë Sociale dhe do të bëhet verifikimi i listave i personave që marrin ndihmë sociale./21Media