Rreth 29 mijë njerëz janë evakuuar nga qytetet sot
Rreth 29 mijë njerëz janë larguar nga qytetet e rrethuara të Ukrainës përmes korridoreve humanitare të martën, tha një këshilltar presidencial ukrainas.
Disa civilë ishin në gjendje të largoheshin nga qyteti i Mariupolit, ku 20 mijë njerëz u larguan nga qyteti gjatë ditës me rreth 4 mijë makina private. Autoritetet lokale thonë se forcat ruse po pengojnë autobusët që të evakuojnë civilët nga qyteti, i cili po përballet me bombardime intensive ruse, përcjell rtv21.tv
Në qytetin verilindor të Sumy, Kryqi i Kuq thotë se ishte në gjendje të evakuonte mijëra civilë me 100 autobusë pasi Rusia dha dritën jeshile për një korridor humanitar jashtë qytetit sot./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?