Rreth 400 gjoba për mosrespektim të masave

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës ka shqiptuar 398 tiketa në bazë të ligjit Covid – 19.

Policia po ashtu, ka njoftuar se ka shqiptuar 1158 tiketa trafiku.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 28 raste të reja, ndërsa, janë shëruar nga Covid-19 edhe 133 persona.

Back to top button