Rreth 5 mijë analiza vetëm dje në Spitalin e Pejës

Spitali i Pejës merr masat për koronavirus

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 356 pacientë kanë kryer analiza. Në total, sipas Spitalit, këta pacientë kanë kryer 4 mijë e 945 analiza.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Skender Dreshaj tha për rtv21.tv se numri i kërkesave për kryerjen e analizave është rritur kohën e fundit shkaku i gripit sezonal dhe jo ndonjë dyshimi për prekje me koronavirus.

Dreshaj tha se kanë formuar një komision të posaçëm për përcjelljen e situatës me koronavirus dhe deri më tani në këtë spital nuk ka asnjë rast të dyshuar me këtë infeksion.

Gjatë 24 orëve të fundit, 277 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 3 lindje, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore, 2 të gjinisë femërore./21Media

Back to top button