Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar, procesi vazhdon deri në fund të gushtit

Përveç numri të popullsisë rezidente, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar edhe numrin e mërgimtarëve që janë regjistruar deri më tani.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, tha se janë regjistruar rreth 600 mijë mërgimtarë.
Regjistrimi i diasporës do të vazhdojë deri në fund të muajit gusht.
Numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas rezultateve të ASK-së, është 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.