Rreth 7 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

 
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 6 mijë e 751.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Ndërsa nga 4 mijë e 904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sipas statistikave që u publikuan, janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820./21Media

Back to top button