Rrezikohen pagat e 500 punëtorëve

Kandidati më i përfolur për postin e të parit të Likovës është Bashkim Amidi

Kjo karrige e të parit të komunës së Likovës që nga 1 qershori ka mbetur e zbrazur, pasi që ish kryetari Sadulla Duraku u emërua në postin e ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Sekretari i kësaj komune, Nexhati Osmani sot ka trokitur në dyert e Ministrisë së Pushtetit Lokal, ku siç tha ka dorëzuar informatën për përshpejtimin e procedurës për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së kësaj komune.

“Është parashtruar nevoja që deri tek Ministria e Pushtetit Lokal ta bëjmë informatën, me të cilën të fillojë procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri. Shpresojmë se shumë shpejtë do të marrim përgjigje pozitive dhe të kemi kryetarin e ri”, tha Osmani.

Ky problem nëse nuk ka zgjidhje të shpejt, do të lë pa rroga nënpunësit e komunës dhe të punësuarit në shkolla. Kryetarja këshillit komunal, Miribane Ajredini thotë se me mos zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së kryetarit të komune deri në zgjedhjet e ardhshme lokale do të rrezikohen edhe pagat e punëtoreve.

“Me mos zgjedhjen e kryetarit të komunës, atëherë rrezikohet një numër i konsiderueshëm i 500 punonjësve të kësaj komune, sepse kryetari duhet të nënshkruaj dhënien e pagave”, tha ajo.

Nga Ministria e Pushtetit Lokal theksuan për Tv21 se do të shqyrtojnë kërkesën e dorëzuar nga kjo komunë dhe së shpejti do të ketë zgjidhje. Ndërkohë, siç mëson TV21, kandidat më i përfolur për postin e të parit të Likovës është Bashkim Amidi./21Media

Back to top button