Rrëzohet aeroplani, 15 persona humbën jetën

Raportohet se vetëm një person u gjet i gjallë

Një aeroplan është aksidentuar në afërsi të kryeqytetit iranian, Teheran, ku mbetën të vdekur 15 persona.

“Boeing 707” thuhet se doli nga pista dhe goditi një mur në aeroportin “Fath” në Karaj, 40 km në perëndim të Teheranit.

Ushtria iraniane tha se vetëm një person, një inxhinier fluturimi  i 16 i njerëzve që ishin në bord ishte gjetur gjallë dhe u dërgua në spital për t’u trajtuar, transmeton rtv21.tv.

Aeroplani transportonte mish nga kryeqyteti i Kirgistanit, Bishkek, njoftoi media lokale.

Ende nuk është e qartë se në pronësi të kujt ishte aeroplani.

Një zëdhënës i aviacionit civil të Iranit tha se aeroplani i përkiste Kirgistanit, ndërsa aeroporti Manas i Kirgistanit tha se i përkiste linjës iraniane nga Payam Air./21Media

Back to top button