Rrëzohet aeroplani, ka viktima

Rrëzohet pas “shpërthimit në ajër”

Pesë persona kanë vdekur pasi një avion u rrëzua në Portugali, raportojnë mediat lokale. Një pilot dhe tre pasagjerët vdiqën kur aeroplani i tyre u rrëzua menjëherë pas ngritjes sot rreth mesditës.

Avioni ‘shpërtheu mes të ajrit’, sipas dëshmitarëve, pastaj u zhyt në një supermarket të Lidl në një qytetet pranë Cascais. Sipas “Dailymail” rreth 50 zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes së bashku me punëtorët e tjerë të emergjencës, shkruan rtv21.tv.

Të paktën një shtëpi në zonën e aksidentit është raportuar të jetë në zjarr. Presidenti portuguez Marcelo Rebelo de Sousa ka mbërritur në vendin e ngjarjes./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button