Rrëzohet aeroplani ushtarak, 16 të vdekur

Guvernatori i Misisipit e quajti këtë aksident tragjedi

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga aksidenti ajror i një aerolplani të marinës në Leflore County, Misisipi.

Të 16 viktimat ishin në aeroplanin e Korpusit Detar dhe nuk kishte asnjë të mbijetuar, tha drejtori i menaxhimit emergjent të Leflore, Fred Randall.

Ndërsa, guvernatori i Misisipit, Phil Bryant, tha se incidenti ishte një “tragjedi”, shkruan rtv21.tv.
“Burrat dhe gratë tona në uniformë rrezikojnë çdo ditë për të siguruar lirinë tonë”, tha ai.

Avioni ishte një KC-130, një nga avionët më të përdorur në ushtri./21Media

Back to top button