Rrëzohet avioni ushtarak amerikan në stërvitjen e NATO-s

Një avion ushtarak amerikan me katër persona në bord u rrëzua në veri të Norvegjisë, thanë të premten policia lokale dhe Qendra e Përbashkët e Koordinuese e Shpëtimit (JRCC).

Aeroplani MV-22B Osprey që i përkiste Trupave Detare të SHBA-së po merrte pjesë në një stërvitje ushtarake të NATO-s.

“Ne kemi zbuluar një avion që është rrëzuar. Nuk kemi parë asnjë shenjë jete. Na është thënë se është një avion amerikan me katër amerikanë në bord,” tha shefi i shtabit të policisë së Nordland, Bent Eilertsen për Reuters.

Për shkak të motit të keq, avioni i shpëtimit nuk mundi të ulet. Në vend të kësaj, policia dhe shërbimet e shpëtimit po përpiqeshin të arrinin në vend nga toka, por ishte e paqartë se sa kohë mund të zgjaste.

“Është errësirë, kushtet e motit janë të këqija dhe ekziston rreziku i orteqeve”, tha Eilertsen, shkruan Reuters.

Moti në zonë ishte i keq, me përkeqësim të kushteve./21Media

Back to top button