Rrëzohet një aeroplan në Shtoj të Ulqinit

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga rrëzimi i aeroplanit në lagjen Shtoj të Ulqinit.

Këtë e konfirmuar nga Qendra Operative dhe Komunikuese e Drejtorisë së Policisë në Mal të Zi.

Një prej personave është lënduar rëndë, përcjell portali rtv21.tv.

Televizioni Vijesti ka mësuar se i plagosuri rëndë është jashtë rrezikut për jetën.

Avioni që u rrëzua po çonte turistët në një turne ajror të përditshëm në bregdetin e Ulqinit./21Media

Back to top button