Rrëzohet një aeroplan udhëtarësh

Aeroplani u rrëzua në Afganistan

Një aeroplan pasagjerësh është rrëzuar në lindje të Afganistanit.

Avioni u rrëzua në rrethin Deh Yak të Ghazni, në jug perëndim të Kabulit, tha një zëdhënës krahinor për mediat lokale.

Sipas zëdhënësit avioni u rrëzua dhe u kaplua nga zjarri për shkaqe teknike, transmeton 21Media.

Avioni fillimisht u raportua se i përkiste “Ariana Airlines” por ata tani e kanë mohuar këtë.

Nuk ka hollësi të tjera për viktimat e mundshme./21Media

Back to top button