Rrëzohet Qeveria
Kaloi mocioni i mosbesimit të Qeverisë
Sot në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës u votua lidhur me mocionin e mosbesimit të Qeverisë, i cili mori 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, që mundësoi që mocioni për mosbesimin e Qeverisë të kalojë, shkuan rtv21.tv
Pas votimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë, çështja kalon në dorë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vendosë nëse do të shpërndajë Kuvendin, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme ose t’i japë besimin një mandatari të ri për formimin e qeverisë së re.
Ndryshe, mocioni me 42 nënshkrime është dërguar në kryesinë e Kuvendit nga grupet parlamentare të Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputetë tjerë, përfshirë dhe tre deputetë të PDK-së./21Media