Rrihen mes vete anëtarët e PSD-së dhe VV-së

Ata janë kusheri mes vete

Janë rrahur fizikisht asamblisti i PSD-së Leonard Shala dhe aktivisti i Lëvizës Vetëvendosje, Vetim Shala, pas vendimit të PSD-së që t’i bashkohet ekipit negociator për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

E gjitha ngjarja ndodhi pasi anëtari i VV-së, Veton Shala, komentoi në një postim të facebook, ku shihej Leonard Shala me kolegët e tij me nënkryetarin e PSD-së, Visar Imeri.

Aktivisti i VV-së kishte akuzuar PSD se janë bërë bisht i PDK-së.

Përgjigje për këtë kishte asamblisti i PSD-së, i cili shkroi duke e akuzuar se është shtyrë nga dikush të leh.

Në një bisedë të shkurt për Insajderin, Leonard Shala, asamblisti i PSD-së ka konfirmuar se me Vetim Shalën janë kushëri.

“Jo more, ai njëherë mas pari unë e kam kushëri ata. Por ai më ka provokuar dhe qysh me thanë ka qenë i nxitur prej kësaj situate, prej elementeve të caktuara”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Shala ka thënë se ishte prekur mjaftë shumë nga kushëriri i tij. Thotë kishte qenë në një varrim tek disa kusheri kur, anëtari i VV-së e kishte provokuar. Më pas ai thotë se për lëndimet e anëtarit të VV-së nuk di asgjë, deklarohet se vetëm e shty.

“Ka shkrua në facebook më ka rëndu kogjo shumë, veç asaj jam kanë në një varrim te disa kushëri dhe ai tani më ka provokua. Edhe më ka dalë në rrugë, qysh me thanë më ka provokua edhe kaq u kanë ajo far pune. Jo çfarti ai ma ka kap dorën unë e kam shty, tani ku u lëndua e çka u lëndua unë se di”, ka deklaruar Shala.

Back to top button