Rriten derivatet e naftës!
Edhe Eurodizel do të ketë rritje
Nga sonte në mesnatë do të rritet çmimi i lëndëve djegëse, kështu ka njoftuar Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni.
Eurosuper BS-95 do të rritet për 0.5 denarë dhe një litër do të kushtoj 72.00 denarë.
Eurosuper BS-98 do të ketë rritje për 1 denarë dhe një litër do të kushtoj 74.00 denar.
Gjithashtu, edhe Eurodizel do të ketë rritje për 1 denarë dhe një litër do të kushtoj 63.50 denarë.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sonte nga mesnata dhe do të vlejnë dy javë, raporton Tv21./21Media