Rriten rastet me Covid-19, mbi 1000 raste për një ditë

Numri ditor i rasteve në spitalet Covid në Angli ka kaluar në 1000, për herë të parë që nga prilli.
Numri i pacientëve me Covid në spitalet në të gjithë Anglinë arriti në 1,055 të hënën – nga 722 një javë më parë.
Rastet spitalore vazhdojnë të rriten pasi të dhënat më të fundit treguan një rritje prej 37 për qind në javë, transmeton rtv21.tv.
Lajmi vjen mes shqetësimeve globale për dy nënvariantet e reja të Covid-19, të njohura si BA.4 dhe BA.5.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hetuar dy nënvariante të Omicron që nga prilli për të vlerësuar nëse ato janë më infektive apo më të rrezikshme se paraardhësi i tyre. Të dy BA.4 dhe BA.5 janë shtuar në listën e monitorimit të agjencisë.
Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Shëndetësisë edhe në Kosovë është shënuar rritje e rasteve të reja me Covid-19. Veç sot u raportuan 43 raste të tilla, ndërkohë IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bartin maskat./21Media 

Back to top button