Rriten thirrjet për bojkot ndaj McDonald’s dhe Coca Cola

Presioni po rritet mbi gjigantët perëndimorë të ushqimit dhe pijeve për t’u tërhequr nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Disa kompani globale kanë zgjedhur të bojkotojnë Rusinë dhe të largojnë biznesin nga vendi.
McDonald’s dhe Coca-Cola janë kritikuar në rrjetet sociale se nuk kanë folur për sulmet dhe kanë vazhduar të operojnë në Rusi.
Firmat e njohura si Netflix dhe Levi’s tashmë kanë pezulluar shitjet ose kanë ndaluar ofrimin e shërbimeve në Rusi.
#BoycottMcDonalds dhe #BoycottCocaCola ishin në trend në Twitter përkatësisht të hënën dhe gjatë fundjavës./21Media

Back to top button