Rritet kurioziteti për lojën vrasëse “Balena Blu”

Në Shqipëri gjatë ditëve të fundit ka pasur disa raste të lojës së rrezikshme “Balena Blu”

Loja e rrezikshme “Balena Blu” rezulton të jetë aplikacioni më i shkarkuar në Shqipëri për celularët smartphone. Tabela tregon qartë se kjo lojë renditet e para ndër aplikacionet më të kërkuara në telefon.

“Balena Blu” është një lojë që ka nisur fillimisht në Rusi dhe më pas është përhapur në disa shtete. Një lojë virtuale e përbërë nga disa nivele dhe që instruksionet jepen nga anëtarët që drejtojnë këtë lojë.

Faza e fundit e lojës të çon në vetëvrasje. Administratorët komunikojnë me përdoruesit virtualisht dhe u kërkojnë të dhënat personale; emrin, mbiemrin, vendndodhjen dhe identitetin e familjarëve të tjerë.

Më pas ata të udhëzojnë se çfarë etapash duhet të ndjekësh. Në disa prej tyre përdoruesit dëmtojnë edhe veten, pasi u kërkohet të vizatojnë në parakrah balenën, duke u gjakosur.

Gjithashtu, në fazat e mëvonshme u kërkohet që mos të bisedojnë me prindërit, të mbyllen në vetvete, të mos hanë bukë për disa me radhë, të zgjohen natën etj. Kur arrijnë në nivelin e fundit, u kërkohet të vetëvriten duke u premtuar se do të ngjallen përsëri dhe do të marrin një dhuratë.

Në Gjirokastër u evidentua një vajzë e mitur, ndërsa në Shkodër janë raportuar për 3 raste të tjera. Prindërit apelohen që t’u kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve të tyre dhe të kontrollojnë aktivitetin e tyre në internet.

Back to top button