Rritet numri fëmijëve të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Numri i fëmijëve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje. Sipas të dhënave të IKSHPK-së, vetëm gjatë 24 orëve të fundit 54 fëmijë nga 0-9 vjeç kanë rezultuar pozitiv. Gjithashtu nga grupmosha 10 deri 19 janë shënuar 167 raste me Covid-19.

Ndërsa, bazuar në statistikat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë ditës së martë janë raportuar 29 persona të grupmoshës 0 deri 9 vjeç me Covid -19 dhe 122 raste të tjera nga grupmoshat 10-19 vjeç.
Varianti ri Delta gjithkund të botë po përhapet shpejtë edhe te të rinjtë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në një intervistë për RTV21 ka thënë se Qeveria e Kosovës ka miratuar imunizimin kundër sëmundjes Covid-19 edhe për grupmoshat 16+ ndërsa, fëmijët prej 12 deri në 15 vjeç “do të bëhet me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”.
“Grupmoshat prej 16 deri në 18 rekomandohet që të vaksinohen me Pfizer. Gjithashtu është krijuar mundësia që të vaksinohen edhe fëmijët e grupmoshës 12-15 vjeç, me “indikacione mjekësore”, ata që kanë ndonjë sëmundje kronike, shoqëruesë apo kanë imunitet të komprementuar”, ka thënë Hoti./21Media

Back to top button