Rritet numri i fluturimeve

ASK publikon statistikat e transportit dhe telekomunikacionit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikacionit për tremujorin e tretë të këtij viti, ku vërehet se numri i fluturimeve gjatë kësaj periudhe ka qenë 2.384 ose 9.6% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Në këtë raport janë përfshirë të dhënat mbi transportin ajror, hekurudhor dhe postë telekomunikimin

“Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh. Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 645 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2016) është një rritje për 11.2%”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Back to top button