Rritet numri i hyrjeve ilegale në BE

Ka shënuar ngritje numri i hyrjeve ilegale në Bashkimin Evropian

Agjencia e Bashkimit Evropian për kontrollin e kufijve, Fronteks, njoftoi sot se numri i kalimeve ilegale në Union është rritur për dhjetë përqind në mars në krahasim me shkurtin, duke arritur në rreth 13 mijë me përmirësimin e kushteve meteorologjike.

Megjithatë, Fronteks përmend se në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i hyrjeve ilegale në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rënie prej 70 për qind, në 32.540, transmeton AP.

Back to top button