Rritet numri i klubeve të interesuara për Shaqirin

 
Shumë klube evropiane kanë shfaqur interesim për Xherdan Shaqirin dhe paraqitjet e tij në Euro 2020 duket se vetëm sa do ta rrisin vlerën e tij.
Shaqiri është një nga shumë lojtarët që konsiderohen të disponueshëm në afatin kalimtar veror, me Divock Origi, Nat Phillips, Neco Williams, Harry Wilson dhe Marko Grujic të cilët Liverpooli nuk i sheh si të nevojshëm për sezonin e ri.
Mesfushori zviceran është aktualisht i angazhaur në Euro 2020, por është i vendosur që të bisedojë me drejtuesit e klubit anglez për të ardhmen e tij sapo të përfundoi Euro 2020.
Vlerat e çmimeve janë caktuar tashmë nga Liverpooli për të gjithë këta lojtarë, për Phillips 15 milionë funte, Grujic 15, Wilson 13 dhe Williams 10 milionë.
Sipas “Liverpool Echo”, e njëjta gjë është e vërtetë edhe për Shaqirin, me “Reds” që kërkojnë të marrin më së paku 13 milion millionë që kishin paguar tek Stoke City në vitin 2018.
Disa skuadra janë përmendur se destinacione të mundshme për të ardhmen e Shaqirit, por Lazio po qëndron është skuadra më e favorizuar për momentin.
Lazio ka qenë rregullisht i lidhur me numrin 23 të Liverpoolit dhe tashmë kanë krijuar një marrëdhënie të fortë me “Reds” për shkak të marrëveshjeve të mëparshme për Lucas Leiva dhe Luis Alberto.
Roma, CSKA Moska, Sevilla dhe Newcastle United janë gjithashtu të interesuara për Shaqirin.

Back to top button