Rritet numri i të vdekurve nga sulmi rus në një ndërtesë banimi në Donetsk

U rrit në 34 numri i të vdekurve pas një sulmi rus në një bllok apartamentesh në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore gjatë fundjavës, thanë zyrtarët ukrainas të martën.

“Të paktën 34 njerëz vdiqën dhe të paktën nëntë u plagosën në sulm”, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Donetsk, në kanalin e tij zyrtar Telegram të martën. Një nga ata që vdiqën ishte një fëmijë, shtoi ai.

“Operacioni i shpëtimit po vazhdon dhe shërbimet e urgjencës kanë pastruar rreth 70% të rrënojave”, tha Kyrylenko, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv

Ndërtesa e banimit në qytetin e Chasiv Yar u godit të shtunën në mbrëmje pasi Rusia i shtoi edhe një herë sulmet e saj mbi qytetet dhe qytezat në Ukrainën lindore në një përpjekje për të marrë kontrollin mbi të gjithë zonën e Donbasit.

Chasiv Yar dhe qytete të tjera në Donetsk kanë qenë nën zjarr të fortë ditët e fundit, ndërsa forcat ruse përpiqen të mposhtin rezistencën ukrainase në zonë dhe të lëvizin më në perëndim drejt Kramatorsk-ut dhe Sloviansk-ut./21Media

Back to top button