Rritet përkrahja për përgatitjen e sportistëve për Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) sot ka informuar se është duke u përgatitur për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të cilat do të mbahen prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022 në Oran të Algjerisë. KOK ka bërë të ditur se ka rritur mbështetjen për përgatitjen e sportistëve, të cilët do t’i dërgojë në përgatitje jashtë vendit.
KOK do të përfaqësohet me rreth 40 sportistë.
“Në krahasim me Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, mbështetja është rritur në 75 për qind. Federatat pritet që gjatë muajit qershor ta shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që drejt Oranit të udhëtojnë sa më të përgatitur.”, ka informuar KOK./21Media

Back to top button