Rritet prania e KFOR-it në terren

Misioni paqeruajtës i KFOR-it ka njoftuar se nga data 27 shtator deri më 2 nëntor të këtij viti do të zhvillojë stërvitje rutinë për një nga njësitë e saj rezervë.
Kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren.
Sipas KFOR, një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të mbërrijë në Kosovë më 11 shtator për njohje nga afër dhe për aktivitete integruese me asetet dhe personelin e KFOR-it përpara stërvitjes.
“Njësitë do të kryejnë aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e tyre të lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë dhe për të ruajtur lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të largohet nga Kosova dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njofitm.

Back to top button