Rritja e kriminalitetit në Kosovë

Policia e Kosovës në një përgjigje për RTV21, thotë se vetëm gjatë vitit 2023, në Kosovë janë raportuar 42 raste të grabitjeve dhe sulmeve. Ndërkohë njohës të sigurisë vlerësojnë se dënimet për vepra të tilla penale duhet të jenë më të rënda.

Grabitja në Suharekë dhe sulmi me bombë në Prizren në të cilin janë lënduar 9 persona, nxiti shqetësime për cenim të sigurisë publike. Policia e Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim për RTV21 tha se vetëm gjatë vitit 2022 janë raportuar 91 raste të grabitjes, ndërsa këtë vit 72 raste. Avokati Blend Gjini, thotë se bazuar në ligjet e Kosovës, të dyshuarit për grabitje mund të dënohen prej 7 deri në 12 vjet burgim.

Ndërsa, njohësi i sigurisë, Drizan Shala, thotë se Policia e Kosovës mund të parandalojë graitjet vetëm nëse harton një plan operacional për sigurinë publike.

“Sa i përket çështjes së lëndimit te sigurisë publike nga grabitjen që janë duke ndodhur është për faktin që siguria publike është duke u lënduar në formate të ndryshme dhe Policia e Kosovës do të duhej që të hartojë një plan operacional për të mbështetur sigurinë publike duke marrë masa preventive që raste të tilla të jenë minimale. Meqënëse çdo vit kemi shtim të aktiviteteve të tilla kriminale ne do të duhet të jemi të vetëdijshëm që raste të tilla mund të prodhojnë më të keqen. Sa i përket rastit në Suharekë, ne do të duhet të analizojmë se a janë profesionalë…. nga mënyra e çasjes ndaj”, tha Shala për RTV21.

Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi thotë se prokuroritë duhet të marrin vendime të ashpra ndaj personave që mbajnë dhe përdorin pa leje armë dhe lëndë shpërthyese.

Viteve të fundit ka pasur aktivitete kriminale në të gjitha komunat në gjithë RKS dhe kemi pasur aktivitete të ndryshme kriminale duke i perfshire edhe rastet e fundit. Të gjitha këto raste janë tregues serioz i cenimit të sigurisë publike apo shkaktitmit të rrezikut të përgjithshëm nga qytetarët të cilët këto veprime po i bëjnë edhe me përdorimin e armëve të kundërligjshme. Nuk kemi një sistem mirë të organizuar për parandalimin e rasteve të tilla dhe institucionet e zbatimit të ligjit në raste të tilla kanë qenë jo mirë të organizuara.

Sipas raportit të policisë, në sulmin e së mërkurës në Suharekë, një polic është plagosur nga armët ndërsa një tjetër është lëndruar, derisa të dyshuarit janë ende në arrati./21Media

Back to top button