Rritja e rasteve me Omicron në Zelandën e Re: Ardern anulon dasmën e saj

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka anuluar dasmën e saj pasi njoftoi kufizime të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
I gjithë do të vendoset nën nivelin më të lartë të kufizimeve për Covid-19, pas një shpërthimi të variantit Omicron.
Kufizimet përfshijnë – 100 persona të vaksinuar në çfarëdo ngjarje dhe maska e detyrueshme ​​në dyqane dhe në transportin publik.
Zelanda e Re ka regjistruar 15,104 raste të reja me Covid-19 dhe 52 vdekje në 24 orët e fundit.
Ardern u konfirmoi gazetarëve të dielën se dasma e saj me drejtuesin e televizionit Clarke Gayford nuk do të mbahej.
Kufizimet e reja hyjnë në fuqi në mesnatën e së dielës.
Një familje që kishte marrë pjesë në një martesë në Auckland rezultoi pozitive me Omicron pasi u kthye në shtëpi në ishullin jugor. Një stjuardesë gjithashtu u infektua me Omicron dhe zyrtarët thonë se niveli i transmetimit pritet të jetë i lartë.
Vendet dhe ngjarjet e brendshme do të kenë kapacitetin e kufizuar në 100 persona të vaksinuar. Këtu përfshihen edhe palestrat dhe dasmat, raporton New Zealand Herald.
Nxënësve duke përfshirë vitin e katërt e lart do t’u kërkohet të mbajnë maska ​​në shkollë.
Zelanda e Re ka funksionuar sipas rregullave strikte antiCovid që nga fillimi i pandemisë, duke e bërë që numri i viktimave të jetë në minimum. Ishte po ashtu, një nga vendet e para në botë që mbylli kufijtë e tij./21Media

Back to top button