Rritje të pensioneve për 50 për qind dhe rikthimin e Ministrisë së Inovacionit, premton Hamza

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza në ditën e gjashtë të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit zhvilloi një takim edhe me pensionistët në Prishtinë, të cilëve u premtoi 50 për qind rritje të të gjitha pensioneve e barna falas për të moshuarit dhe te personat me sëmundje kronike.
Hamza ka vizituar “Innovation Center of Kosovo”, duke premtuar investim në teknologji, inovacion dhe të rinjtë.
Ai u zotua se si kryeministër do ta rikthejë Ministrinë e Inovacionit