Rrokulliset makina me të cilën udhëtonte trajneri dhe dy lojtarë të KF Bashkimit nga Kumanova

rajneri i KF Bashkimit Bazhe Janakievski dhe dy lojtarët Memet Rizahamza dhe Borijan Panovski kanë pësuar aksident në hyrje të Kumanovës, bëjnë të ditur nga KF Bashkimi në rrjetin social Facebook.
Nga klubi theksojnë se trajneri dhe dy lojtarët nuk kanë lëndime serioze. Që të tre kanë qenë duke udhëtuar nga Shkupi për në Kumanovë për të marrë pjesë në seancën e rregullt stërvitore.
Rruges për në seancën e rregullt stërvitore, trajneri i klubit Bazhe Janakievski, si dhe lojtaret tane Memet Rizahamza dhe Borijan Panovski në hyrje të Kumanovës patën një aksident komunikacioni, ku për fat të mirë kaluan pa lëndime serioze, përveç kryetrajnerit i cili ka disa lëndime pak më serioze!
I urojmë lojtarëve tanë shërim të shpejtë dhe falemnderojmë Zotin e gjithëfuqishëm që ky aksident nuk kaloi me pasoja fatale”, shkruajn nga KF Bashkimi në rrjetin social Facebook.