Rrokulliset një veturë në Brezovicë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Brezovicë.

Si shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, një veturë është rrokullisur.

Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për portalin rtv21.tv se nuk ka të lënduar në këtë rast.

“Në ora 07:08, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar nje informatë se Brezovicë një veturë është përfshirë në aksident trafiku. Veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Vetura është tërhequr ( nxjerr) nga vendi i aksidentit dhe ndaj shoferit është iniciuar kundërvajtje për mos përshtatje të shpejtësisë dhe kushteve të rrugës”, ka thënë Veseli./21Media

Fotografia nga vendi i ngjarjes është publikuar nga Indeksonline.

Back to top button