Rrokulliset një veturë në Suharekë

Dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 00:38 në fshatin Budakovc të Suharekës.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar deri sa ishte duke drejtuar veturën, nga mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin ndaj veturës dhe rrokulliset”, ka konfirmuar policia.

Si pasoje e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vozitësi i cili pas marrjes se ndihmës mjekësore është liruar, ndërsa pasagjeri është dërguar ne spitalin e Prizrenit për tretman të mëtejmë./21Media

Back to top button