Rrokulliset traktori në Skënderaj, lëndohet një person
Një person në Skenderaj ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se deri sa ishte duke lëvizur me traktor është rrokullisur.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
“Sot rreth orës 17:20, në fsh. Klinë e Posbtme, në rrugën ,, Kajtaz Rreci” në Skenderaj është raportuar për një person të moshës madhore të lënduar deri sa ishte duke lëvizur me traktor i cili është rrokullisur. Njësitë policore tē stacionit policor Skenderaj dhe Emergjenca kanë dalë në vendngjarje, ku sipas mjekut personi i lënduar është jasht rrezikut për jetë. Personi i lënduar është dërguar për trajtim te mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Pllana. /21Media