Rrufeja godet një rezervuar të karburantit, ka të lënduar

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Kubë pasi rrufeja goditi një rezervuar karburanti në një depo në Matanzas. Një rezervuar i dytë magazinimi shpërtheu të shtunën në mëngjes pasi zjarri u përhap.
Televizioni shtetëror raporton se dhjetëra persona janë lënduar dhe se 17 zjarrfikës janë të humbur, transmeton rtv21.tv.
Ministri i Shëndetësisë i vendit tha në Twitter se disa persona janë në gjendje kritike./21Media

Back to top button