“Rrufeja” Trump mund të sjellë zgjidhje të shpejtë Kosovë-Serbi!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur bisedimet fillestare me Rusinë për të gjetur një zgjidhje që i jep fund luftës në Ukrainë. Në një takim të organizuar në Arabinë Saudite e në të cilin nuk po merr pjesë Ukraina, ekspertet vlerësojnë se mund të ketë një marrëveshje ku do të preken edhe kufijtë. Eksperti i sigurisë dhe kundër-terrorizmit, Kolë Krasniqi, tha se administrata e Trumpit po kërkon zgjidhje të shpejta edhe për vendet e tjera që janë në konflikt. Sipas tij, një zgjidhje e tillë mund të kërkohet edhe midis Kosovës dhe Serbisë.
‘’Ky disponim po vërehet edhe përmes deklaratave të presidentit Trump të cilët nuk e anashkalojnë ndyshimin e kufijve mes Ukrainës dhe Rusisë sipas parimeve etnike. Ky koncept i ndryshimit shtetërorë ka zgjuar edhe shpresat e forcave radikale serbve për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi. Prandej Qeveria duhet të jetë shumë e matur dhe përmes veprimeve të kooedinuara përherë me aleatët perëndomor ta bindin botën perendimore se qytetarët trajtohen në mënyrë të barabart”, tha Krasnqi.
Profesori universitar, Naser Pajaziti, vlerëson se SHBA-së nuk i konvenon që të ketë kriza politike në Ballkan. Sipas tij, Ballkani është më i ndërlikuar se problemet në Ukrainë dhe në lindjen e mesme, prandaj konsideron se SHBA-ja do të ketë kujdes të shtuar kur bëhet fjalë për një zgjidhje përfundimtare Kosovë-Serbi.
‘’Të mos harrojmë se në Ballan kanë filluar luftrat botërore, prandej këtu ka një maturi, ka një kujdes dhe besoj se cfarëdo ndërmarrje që do të merr SHBA-ja nuk do të jetë në dëmin e shqiptarëve. Do të ketë konsideratë nga miqësia. Shqiptarët janë miqët e Amerikës dhe kjo është e pakontestueshme”, tha Pajaziti për rtv21.
Por, eksperti i siguri, Kolë Krasniqi, duke u thirrur në praktikën e administratës së kaluar të presidentit Trump, vlerëson se nuk do të ketë pritje pakufi për zgjidhjen e konflikteve. Në këtë kontekst, sipas Krasniqit, SHBAja do të kërkojë marrëveshje të shpejtë midis Kosovës dhe Serbisë.
‘’Që të arrijnë një marrëveshje të shpejtë duke ofruar edhe zgjidhjen konkrete nga ta. Jam pak i shqetësuar në pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare sepse imazhi i Kosovës ka rënë”., tha Krasniqi.
Ndërkohë, profesori universitar, Naser Pajaziti, vlerëson se raportet e Kosovës me Amerikën janë të lënduara. Kërkon nga Qeveria që të ketë reflektim për përmirësimin e raporteve me aleatin kryesor të Kosovës.
‘’Unë besoj se Qeveria do të reflektoj sepse nuk ka rrugë tjetër. Ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar kur vendoset për cështje të rëndësishme shtetërore, Nuk janë shqiptarët ata që mund ti bëjnë rezistencë SHBA-së”, tha Pajaziti.
Bashkimi Evropian ka dhënë sinjale se procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi do të vazhdojë shumë shpejtë sapo të krijohen institucionet e reja të Kosovës./RTV21/21Media