Rruga e Kosovës drejt NATO-s…

Mehaj: Rruga drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe e drejtë.-Kastrati: Aktualisht është i pamundur anëtarësimi në NATO, pesë vende nuk na kanë njohur.-Ibishi: Jemi në fazë të ndjeshme prandaj duhet konsensus politik.-Mehaj: Rruga drejt NATO-s është e drejtë dhe e pakthyeshme
Objektiv i veçantë i institucioneve të Kosovës, në rend të parë i Ministrisë së Mbrojtjes, mbetet anëtarësimi i vendit në NATO. Këtë e theksoi ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Punë të Jashtme. Ndërsa, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati dhe njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, vlerësojnë se rruga e Kosovës drejt NATO-s do të jetë e gjatë dhe përplot sfida.(Teksti- Donika Osmani, kamera -Lulzim Fana)./21Media

Back to top button