Rruga për Gërmi pas reshjeve të shiut
Reshjet e dendura të shiut sot kanë shkaktuar probleme në rrugët e kryeqytetit.
Në një video të siguruar nga portali rtv21.tv shihet se rrugët janë vështirë të kalueshme nga grumbullimi i ujit pas të reshurave, më saktësisht rrugës për në Gërmi.
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sot ka informuar se fushat e fuqishme ciklonike që kanë përfshirë Kosovën, vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme duke krijuar kushte për mot me intervale të shkurta me diell dhe vraësira që gjatë ditës do të shoqërohen me shi.
Në një komunikatë për media IHMK ka paralajmëruar se në disa qytete të Kosovës nesër dhe pasnesër mund të ketë vërshime./21Media