Rruga Prishtinë – Mitrovicë, nënshkruhet kontrata e re

Sot është nënshkruar kontrata e re për vazhdimin e punimeve në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. Kjo u bë e ditur sot në një konferencë për media nga Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu ndër tjera ka thënë se projekti është i financuar nga huamarrja nga OPEC dhe Fondi Saudit për Zhvillim.

“Nga tetori i vitit të kaluar janë hapur procedurat, ofertat, autorizimet dhe tash kemi arrit në fazën e nënshkrimit. Sot është nënshkruar kontrata”, është shprehur Aliu në konferencë.

Afati sipas marrëveshjes për përfudimet e punimeve është njëvjeçare.

Back to top button