Rruga rajonale Tetovë – VK Jazhincë ende e bllokuar

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit

Komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë – VK Jazhincë te fshati Poroj ende është në ndërprerje, për shkak të derdhjes së djeshme të Lumit të Porojit. Në atë pjesë të rrugës komunikacioni po riorientohet, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Siç informon LAMM, komunikacioni, në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë./21Media

Back to top button