Rrugës nga Shqipëria, Osmani ndalet për vizitë në Dragash

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se duke u kthyer nga Shqipëria është ndalur për vizitë në Komunën e Dragashit.

Gjatë vizitës, ajo është takuar me kryetarin e komunës, Bexhet Xheladini, me të cilin diskutoi për projektet që po ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të zonës.

“Sharri ka traditë, përkushtim dhe bukuri të jashtëzakonshme që kthehen në zhvillim ekonomik”, shkruan Osmani.

Presidentja gjithashtu falënderoi kryetarin Xheladini dhe anëtarët e qeverisë dhe kuvendit komunal, të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet e zonës, për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë vizitës.

Back to top button