Rrugët në Prishtinë po pastrohen, Ahmeti ka një lutje për qytetarët

Ahmeti i informon qytetarët

Reshjet e borës kanë ndikuar që të vështirësohet qarkullimi i veturave dhe këmbësorëve, mirëpo rrugët e Prishtinës janë duke u pastruar.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes “Facebook-ut” vazhdimisht po njofton qytetarët se rrugët e kryeqytetit po pastrohen.

“Pastrimi i rrugëve për t’i bërë të kalueshme është bërë tërë naten dhe vazhdon edhe tani”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook” duke ia bashkangjitur edhe disa foto nga rrugët e qytetit.

I pari i kryeqytetit përmes këtij shkrimi gjithashtu i bëri lutje qytetarëve për qarkullim të kufizuar me vetura dhe për kujdes në vozitje./21Media

Back to top button