Rrukiqi i LDK-së publikon shifra tjera, hedh poshtë ato të Muratit

Berat Rukiqi nga LDK reagoi pas shifrave që Ministri i Financave, Hekuran Murati publikoi të premtën në një konferencë për media.

Rrukiqi publikoi shifra të tjera për të cilat tha se i hedhin poshtë ato të ministrit Hekuran Murati.

Rukiqi ka krahasuar shifrat e dhëna të Muratit për disa pika të ndryshme.

Sipas tij Qeveria Kurti në këto tri vjet ka sjellë “ndryshim për të keq”.

Më tej Rukiqi ka shkruar se në dy vitet e fundit, 30,000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve.

Ai vlerësoi se në qeverisjen Kurti, përjashto vitet e pandemisë, është periudha me rritjen ekonomike me të ulët në tërë periudhën e pavarësisë./21Media

Back to top button