Rrustemi për 20 ligjet: Halli i PDK-së është tek Ligji për Byronë për konfiskimin e pasurisë

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar PDK-në se me synimin për dërgimin e 20 ligjeve në Gjykatë Kushtetuese të miratuara javën e kaluar po e pengon përparimin e Kosovës.
Deputeti Adnan Rrustemi thtoë se për rtv21 gjatë miratimit të këtyre ligjeve nuk ka pasur as shkelje procedurale e as kushtetuese por, siç thotë, halli i PDK-së është tek Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme.
“Kjo sjellje e tillë është një lloj revanshi ndaj vetë qytetarëve duke oe fuar progresin zhvillimin dhe avancimi e shtetit të Kosovës por unë i kuptoj, ata hallin e kanë tek një ligj i vetëm që Ligji për Byronë. Ata e kanë vonuar shtatë tetë muaj gjatë këtij mandati duke e dërguar në gjykatë tani po duan të bëjnë përsëri. Ne jemi të bindur se s’ka asgjë antikushtetuese në këtë ligj. Kemi marrë për bazë rekomandimet e Venecias dhe gjetjet e Gjykatës Kushtetuese për tri nene dhe presim që të fillojë zbatimi i saj dhe të fillojë edhe verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme. Prandaj PDK me një veprim e tillë të paprecedent duke dërguar 20 ligje në kushtetuese e që hallin e kanë tek ai për byronë është një tendencë për ti ikur konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme dhe për ta penguar progresin e shtetit” , tha Rrustemi për RTV21./21Media